Një polic rreth 45 vjeç është gjetur pa shenja jete sot në banesën e tij.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.
Hoti tha se është vdekje e natyrshme dhe se këtë e kanë konstatuar mjekët.
“Është gjetur i vdekur në banesën e tij. Është vdekje natyrale. Këtë e kanë konstatuar mjekët”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/