Aktorët që kanë mbetur gjallë të serisë komike britanike, “’Allo, ‘Allo!”, u bashkuan për të zbuluar një pllakë përkujtimore.
Seriali i transmetuar në vitet 1982-1992 parodiyon me okupimin nazist të Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Shoqata Britanike e Komedianëve (BCS) e zbuloi pllakën në hotelin “Lynford Hall”, në Mundford të Thetfordit në Angli. Hapësira e jashtme e këtij hoteli u përdor për të pasqyruar qytetin imagjinar francez, Nouvion.