Numri i fanellës së Drenit është 87 dhe ai ka një arsye të veçantë pse e ka zgjedhur atë.
“Arsyeja e zgjedhjes së numrit 87 është viti i themelimit pikërisht të bijve besnikë të Prishtinës, ‘Plisave’, që ata ta dinë dhe ta ndjejnë që edhe brenda fushës e kanë një prej tyre. Po ashtu, që ta jap maksimumin edhe brenda vijave të fushës, e jo vetëm në tribuna”, potencoi për Zërin", Gashi, i cili sa luante në Ramiz Sadik, njëkohësisht ishte anëtar i “Plisave”.
“Synimet e klubit janë Kupa, kurse në ndeshjet kampionale të luftojmë që t’ia kthejmë Prishtinës fytyrën e vërtetë, se si ka luftuar gjithmonë dhe ka qenë arrë e fortë për të gjithë. Kemi bërë përforcime mjaft të mira, kemi punuar mjaft dhe çka na mbetet është të luajmë çdo ndeshje për fitore”, përfundoi Gashi.