Telegrafi

Një i plagosur me armë afër Piramidës në Tiranë

Një plagosje me armë është shënuar mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës, pranë Piramidës.

Top Channel raporton se në afërsi të Piramidës është konstatuar i shtrirë në trotuar një shtetas, ende i paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Personi në fjalë është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Duke cituar burimet e saj, Top Channel mëson se personi është plagosur me armë zjarri me silenciator.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.