Telegrafi

Një pjesë e vaksinave “Sinovak” arrijnë në Shkup

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes profilit të tij në Facebook njoftoi se aeroplani i parë me vaksinat “Sinovak” u ul në aeroportin e Shkupit dhe sasitë e tjera pritet të mbërrijnë pasdite.

“Aeroplani i parë i dërgesës prej 500.000 dozave të vaksinave, të cilin e kemi blerë nga prodhuesi Sinovak, u ul këtë mëngjes në aeroportin e Shkupit.

Sasitë e mbetura pritet të arrijnë në orët në vazhdim. Faleminderit Republikës Popullore të Kinës për përpjekjet e tyre për të marrë këtë sasi të madhe të vaksinave dhe për saktësinë në shpërndarjen e tyre”, shkruan Filipçe në Facebook.