Site icon Telegrafi

Një pjesë e satelitit rus ra mbi një shtëpi në Siberi

“Copa me diametër prej rreth 50 centimetra ra në kulmin e një shtëpie në fshatin Vagajevc”, në rajonin Novosibirsk, tha për agjencinë Interfaks një zyrtar i shërbimit komunal të sigurisë.

Agjencia France presse thekson se për ironi shtëpia ndodhet në Rrugën e kozmonautëve.

Rusia të premten dërgoi në orbitë këtë satelit në shpinën e raketës Sojuz-2.1 A nga kozmodromi ushtarak Pleseck, 800 km në veri të Moskës. Sateliti ishte paraparë të përdoret në qëllime ushtarake dhe civile, në veçanti për komunikimin në mes të anijeve, fluturakeve dhe infrastrukturave tokësore në Arktik. /Telegrafi/

Exit mobile version