Site icon Telegrafi

Një pjesë e qytetit të Ferizajt 3 orë pa rrymë

Për tri orë rresht, nga ora 11:00 e deri në orën 13:00 një pjesë e qytetit të Ferizajt do të mbes pa energji elektrike.

Në një njoftim për media nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të cilën thonë se duhet të kryhet një intervenim i domosdoshëm në transformatorin T2 në NS 110/35/10 kV, Ferizaj 1.

“Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, sot me datë 27 Janar 2016 (E Mërkurë) nga ora 11:00 deri në 14:00 do të bëhet ç’kyçja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1, për të mundësuar intervenimin e nevojshëm për rregullimin e rregullatorit të tensionit në transformator. Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike prej 10 MWh/h”, thuhet në komunikatën për media.

KOSTT-i kërkon mirëkuptim nga qytetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version