Site icon Telegrafi

Një pjesë e qytetarëve të Tetovës nuk kanë ujë të pastër për pije

Qytetarët e rrugës “Ivo Lola Ribar” në Tetovë nuk kanë ujë të pastër për pije. Ata thonë se me këtë problem ballafaqohen tanimë dhjetë vite, ndërsa një pjesë e tyre thonë se kohëve të fundit në ujë është vërejtur një sasi e madhe e rërës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se uji është i ndotur për shkak se qyteti nuk ka stacione filtruese për pastrimin e ujit. Por në rastin konkret në rrugën “Ivo Lola Ribar” thonë se bëhet fjalë për defekt lokal për shkak se sipas tyre matjet e fundit tregojnë se uji në këtë pjesë të qytetit është i pastrët dhe i pijshëm.

Ndërsa nga Ndërmarrja “Ujësjellësi dhe kanalizimi” pranë Ndërmarrjes komunale “Tetovë”, nuk dhanë asnjë përgjigje në lidhje me këtë problem, që ballafaqohen disa qytetarë të Tetovës./Telegrafi/

Exit mobile version