Site icon Telegrafi

Një pjesë e Prishtinës pa ujë të pijshëm, pëlcasin gypat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton qytetarët e Prishtinë, se një pjesë e qytetit do të mbetet pa ujë të pijshëm për shkak të pëlcitjes së gypave në rrugën Enver Maloku dhe në afërsi të Rilindjes.

“Gjate ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes në rrugën Enver Maloku në Prishtinë, për shkak të pëlcitjes së gypit magjistral 630 milimetër që e furnizon një pjesë të madhe të kryeqytetit me ujë të pijshëm. Në të njëjtën kohë pëlcitje ka edhe në një gyp tjetër në afërsi të Rilindjes, gyp ky me diametër 350 milimetër”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, përcjell Telegrafi.

Kompania njofton se ekipet tashmë janë në terren që ta bëjnë sanimin e pëlcitjes së gypave.

“Ekipet janë në terren dhe po bëjnë çmos për sanimin e defekteve. Deri në sanimin e tyre pa ujë të pijshëm mund të mbesin lagjia e Bregut të Diellit, Dodona, Taslixhe, Muhaxhirët dhe një zonë rreth Rilindjes. Gjithashtu edhe QKUK është pa ujë, por kemi filluar të dërgojmë ujë me cisterna”, vijon njoftimi.

Në fund, KRU “Prishtina” kërkon mirëkuptim nga konsumatoret deri në sanimin e rrjetit në të dyja pikat e lartpërmendura. /Telegrafi/

Exit mobile version