Ka përfunduar pjesa e parë mes Milanit dhe Paris Saint-Germain, që po zhvillohet në kuadër të rrethit të katërt në Ligën e Kampionëve.
Dy skuadrat ja dolën të shënojnë nga një herë, por që patën raste të arta shënimi.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, parisienët heshtën San Siron, duke u shënuar gol Rossonerëve.
https://twitter.com/vartatico/status/1721983793798508889
Marquinhos asistoi te Milan Skriniar, që realizoi për 1-0 dhe duke ndezur kështu ndeshjen.
Ish-lojtari i Interit filloi të festonte për golin, ndërsa tifozët e Milanit shikonin me urrejtje nga tribunat.
Mirëpo, për t’i qetësuar ata u përkujdes Rafael Leao, që realizoi në minutën e 12-të për rezultatin 1-1.
https://twitter.com/vartatico/status/1721984565919514769
Ouseman Dembele ishte i pafat në minutën e 27-të, pasi Mike Maignan ishte tashmë i mposhtur, por gjuajtjen e tij e ndali shtylla horizontale.
Rast të mirë shënimi lëshoi edhe Leao në minutën e 37-të, kur nuk ia doli të mposhte Donnarumman nga afërsia.
Pjesa e parë përfundoi me një ritëm të lartë të lojës, ndërsa pjesa e dytë me gjasë do të sjell po ashtu dy ose më shumë gola. /Telegrafi/