Një pjesë e Komunave të Kisela Vodës, Sopishte dhe Sarajit nesër ne një periudhë të caktuar të ditës do të mbesin pa rrymë,
Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik përçues një pjesë e Matkës, Kisela Vodës dhe Sonjës së Poshtme do të mbesin pa rrymë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave, nga 08:30 deri 15:30 nuk do të kenë rrymë shfrytëzuesit e rrugës “Disitej Obradoviq” nr.14 në Komunën e Kisela Vodës, nga 9:00 deri në ora 13:00 shfrytëzuesit e fshatit “Sonjë e Poshtme”, ndërsa nga 10:00 deri në ora 13:00 shfytëzuesit e objekteve të “Muzeu Matka”, restoranti “Kanjon Matka”, dhe kisha “Shën Andrei”./Telegrafi/