Telegrafi

Një pjesë e Maqedonisë përfshihet nga reshje të shiut dhe stuhia

Në pjesën malore në lindje të vendit moti sot pasdite ishte i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, stuhie dhe breshër.

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike mot të paqëndrueshëm kishte edhe në pjesën e Pellagonis, Kërçovës dhe një pjese të luginës së Shkupit.

Lugina e Shkupit, informojnë nga DPHM, edhe gjatë natës do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm me erë, shi dhe bubullima.

Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/