KEDS ka njoftuar se në një pjesë e lagjes “Bregu i Diellit”, në Prishtinë ka defekt, i cili defekt po paraqitet në një trafo të KOSTT’it.
Sipas një njoftimi në rrjetin social në Faceook thuhet se KEDS është duke e bërë maksimumin për t’i furnizuar konsumatorët me energji elektrike edhe të asaj pjese.
Tutje në njoftim sqarohet se trafoja e KOSTT’it po e bën të pamundur furnizimin.
“Ekipet tona kanë qendruar aty gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të jenë aty duke e bërë maksimumin që të rikthehet energjia elektrike sa më shpejt të jetë e mundur. Por, pasi bëhet fjalë për ndërprerje që po shkaktohet në pjesën që është në përgjegjesi të KOSTT’it, aktualisht e kemi të pamundur furnizimin për atë pjesë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/