Telegrafi

Një pjesë e Fushë Kosovës pa ujë të pijshëm

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’, ka njoftuar se një pjesë e Fushë Kosovës, gjegjësisht rruga e Pejës, duke filluar nga rrethi i qytetit deri në Bresje, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë, mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm do të ndodhë nga ora 10.00 deri në orën 16.00.

“Arsyeja e mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm është sanimi i tubit me diametër 160 mm, i cili është dëmtuar sot në orën 08.30. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim”, thuhet në njoftimin e kompanisë.