Telegrafi

Një pjesë e banorëve të Komunës Qendër nesër pa ujë

Shfrytëzuesit në rrugën “Uji i kuq” 33 në Qendër nesër nga ora 9:00 do të kenë ndalje në furnizimin me ujë.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhimin me kriza – Shkup, ndalesa është për shkak të lidhjes së tubacionit të ujit në rrugën “Uji i kuq” 33 në Qendër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Banorët e kësaj lagjeje do të mbesin pa ujë deri në mbarimin e intervenimit./Telegrafi/