Site icon Telegrafi

Një piroman shëtitet nëpër Saraj, janë djegur një shtëpi dhe një hambar në Gërçec

Mbrëmë në stacionin e policisë në Saraj, Sh.I.(46) nga fshati Gërçec ka paraqitur se më datë 17.18.06.2016 në fshatin Gërçec i epërm, një kryerës i panjohur, pasi ka ardhur deri te hambari dhe deri më tani në mënyrë të panjohur ia ka vënë zjarrin, është drejtuar kah shtëpia për pushime në pronësi të denoncuesit, kur po ashtu në mënyrë ende të panjohur ia ka vënë zjarrin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në hambar janë djegur 100 ballë tërfil, ndërsa në shtëpinë për pushime janë djegur dy dhoma. Për momentin punohet në qartësimin e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version