Telegrafi

Një pilot i vdekur pasi një avion rrëzohet pranë bazës ajrore Nellis në Las Vegas

Piloti i një avioni që u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga baza e forcave ajrore Nellis afër Las Vegasit të hënën pasdite ka vdekur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, dhe asnjë person tjetër nuk ishte në bord.

Zyrtarët nga baza së pari raportuan rrëzimin në Twitter.

Zyrtarët thanë se “aeroplani i operuar nga kontraktori” u rrëzua pak jashtë skajit jugor të bazës rreth orës 2:30 pasdite, sipas kohës lokale.

“Avioni ishte në pronësi, operuar dhe pilotuar nga Draken US, një kompani me bazë në Florida e kontraktuar për të siguruar mbështetjen ajrore kundërshtare të Bazës Ajrore Nellis”.

Draken US gjithashtu po bashkëpunon me agjencitë për të përcaktuar se çfarë çoi në aksident. /Telegrafi/