Telegrafi

Një pikturë e gjetur në mbeturina shitet 1 milion $

Kjo pikturë ishte gjetur nga Elizabeth Gibson, katër vjet më parë, kur ajo kishte dalë në shëtitje në një pjesë të Manhattanit. Pasi e kishte zbuluar pikturën, ajo ia kishte kthyer atë pronarit të saj të vërtetë.

Këto ditë, kjo pikturë u shit në ankandin e Sotheby’s në New York, për një shumë prej 1.049.000$ (507.900£).

Elizabeth Gibson ka shpjeguar se ajo sapo kishte filluar të interesohej për piktura, në momentin kur e kishte zbuluar atë. "Nuk di asgjë rreth artit modern, mirëpo nuk mu duk e arsyeshme që një copë arti çfarëdo qoftë ajo, të hidhet në atë mënyrë”, ka thënë ajo.

“E mora dhe e vura në dhomën time, derisa një shoqe nuk më tha se ndoshta kjo pikturë mund të jetë e vlefshme”, shtoi ajo.

Zonja Gibson kishte marrë një shpërblim prej 15.000 dollarësh në kohën kur e kishte gjetur këtë pikturë, ndërsa do të fitojë një shumë të panjohur edhe prej shitjes së saj.