Site icon Telegrafi

NJË PIKË E VOCËRR HELMI

Nga: Tom Waits
Përktheu: Fadil Bajraj

Më pëlqen qyteti im me një pikë të vocërr helmi
Askush nuk e di se janë rreshtuar për t’u çmendur
Jam qyqevetëm, miqve të mi ua shkurtoj ymrin si cigareve
Ama ndjehem shumë më i pastër pas shiut

Iku në vjeshtë, fotografia e saj është në mur
Gjithmonë e kishte atë pikë të vocërr helmi
Iku në vjeshtë, fotografia e saj është në mur
Gjithmonë e kishte atë pikë të vocërr helmi

A e krijoi botën djalli derisa Zoti ishte në gjumë
Dikush pat thënë se prej bukëpërmbysësit nuk ka hair
Edhe një lamtumirë tjetër e gabuar dhe njëqind detarë
Ai qiell i trishtë është shtëpai ime

Horri gjithmonë të lë në baltë me dredhitë e veta
Këtu përditë njeriu humb ngapak
E mbaj mend kur milioni ishte milion
Ata gjithmonë gjejnë mënyra të të mjelin dhe vjelin
Ata gjithmonë gjejnë mënyra të të mjelin dhe vjelin

Exit mobile version