Site icon Telegrafi

Një pije që të gjithë e kanë në shtëpi është zgjidhja më e mirë për kërmijtë në kopsht

Natyra është më e mirë se kimia!

Kafeina mund të sprapsë ose madje të vrasë një nga dëmtuesit më të mëdhenj të kopshtit, me të cilin luftojmë veçanërisht gjatë periudhave me shi.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë njoftoi se është një alkaloid natyral, miqësor ndaj mjedisit që është një alternativë e fuqishme ndaj shfarosësve komercialë të kërmijve. Ky është përfundimi themelor i hulumtimit të udhëhequr nga biologu Robert G. Hollingsworth, i botuar në revistën shkencore “Nature”, në vitin 2002.

Ideja e përdorimit të kafeinës për të kontrolluar dëmtuesit nuk është e re. Por Hollingsworth dhe kolegët e tij janë të parët që raportojnë për aftësinë e tij për të mposhtur këto molusqe shqetësuese që, ndër të tjerash, shkaktojnë dëme të mëdha në fidanët e orkideve. Eksperimentet u kryen në Hawaii, në kopshte të infektuara me një lloj kërmilli shtëpiak, Zonitoides arboreus.

Në eksperimentet paraprake, Hollingsworth aplikoi një zgjidhje 2 për qind të kafeinës në ujë për të spërkatur një substrat të lëvozhgës së kokosit të përdorur për të rritur orkide që ishin të infektuara me dëmtues, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët zbuluan se një spërkatje e kafeinës vrau deri në 95% të kërmijve. Shkencëtarët trajtuan gjithashtu substratin në dy kopshte të veçanta me orkide me kafeinë dhe me një preparat komercial për vrasjen e kërmijve – metaldehid.

Rezultatet treguan se në kopshtin e trajtuar me kafeinë, kishte shtatë herë më pak kërmij të mbijetuar në krahasim me kopshtin e trajtuar me metaldehid.

Si ta bëni këtë në kushte “shtëpie”?

A është e mundur të zbatohet ky zbulim tani në një kopsht amator jashtë kushteve të kontrolluara dhe pa kafeinë të pastër?

“Një qasje e arsyeshme do të ishte të aplikonim kafe të holluar në disa gjethe të kulturave që po rritim dhe të prisnim disa ditë të nxehta dhe me diell për të parë nëse ka ndonjë dëmtim ose djegie gjethesh”, thotë agronomia Linda Brewer, në Universitetin e Oregonit. Nëse nuk ka dëme, vazhdoni spërkatjen, kjo është këshilla e ekspertëve.

Hulumtimet e ardhshme duhet të tregojnë se sa spërkatje me kafeinë mund t’i mbrojë bimët nga sulmet e kërmijve, ndërsa tema bëhet edhe më interesante kur e dimë se është një substancë natyrale që është e padëmshme dhe e lejuar për konsum të përditshëm nga njerëzit. /Telegrafi/

Exit mobile version