Një peticion i dytë për të përjashtuar Erling Haaland nga futbolli është ‘filluar’ nga një nga bashkëlojtarët e tij në Manchester City në rrjetet sociale.
Sulmuesi ka shënuar 20 gola tashmë këtë sezon, me të fundit që vjen në fitoren 5-0 të së mërkurës ndaj Kopenhagës në Ligën e Kampionëve.
Haaland realizoi një dygolësh në Etihad Stadium përpara se të zëvendësohej nga Julian Alvarez në pjesën e parë. E vetmja skuadër që ai nuk ka shënuar gol në këtë sezonë është Bournemouthi, me tifozët rivalë që tashmë janë të befasuar nga paraqitjet mahnitëse të 22-vjeçarit.
Gjërat u përshkallëzuan të enjten kur një peticion për të përjashtuar Haalandin nga Liga Premier u shfaq në Change.org.
“Thjesht nuk është e drejtë”, ka shkruar një përdorues nën me profilin Ten Hag’s Reds!. “Ne mund të bëjmë një ndryshim. Tani është koha që ne njerëzit të veprojmë. Ky robot nuk duhet të lejohet të vazhdojë në vendin tonë”.
Peticioni u bë shpejt viral, pasi ka mbledhur mbi dy milionë nënshkrime. Mbrojtësi i Citizens, Aymeric Laporte e pa atë në internet, duke vendosur menjëherë të përfshihej si pjesë e shakasë.
Haaland postoi në Twitter një foto të festimeve të tij kundër Kopenhagës me titull: “I uritur për më shumë”.
Reprezentuesi spanjoll iu përgjigj këtij peticionin. Ai largoi shkrimin ‘Liga Premier’ dhe e zëvendësoi me ‘futboll’, kështu që peticioni tani thotë: “Peticioni që Erling Haaland të përjashtohet nga futbolli për shkak se është robot”.
Haaland iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmund në verë, duke trashëguar fanellën nr.9 nga Gabriel Jesus pas kalimit të brazilianit te Arsenali. /Telegrafi/