Telegrafi

Një peshkatar në Zelandën e Re është shpëtuar pasi ka kaluar 24 orë i vetëm në det

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zelandën e Re, kur një peshkatar ka arritur të shpëtoj pas 24 orëve i vetëm në det.

Burri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka qenë në një aventurë peshkimi, kur varka e tij 12 metra e lartë është përmbysur dhe ai ka rënë në det.

Sipas policisë, ai gjatë natës është përballur me rreziqe të shumta nga peshkaqenët, dhe ka tentuar të notojë 55 kilometra larg drejt ishujve Alderman, por është lodhur shpejt nga rrymat detare.

Përfundimisht, ai u shpëtua nga tre peshkatarë të tjerë, të cilët vunë re një reflektim në ujë, që vinte nga ora e burrit.

Ai është dërguar me shpejtësi në Whangamata, ku u trajtua për hipotermi dhe lodhje.

Vendndodhja e varkës së tij ende mbetet e panjohur. /Telegrafi/