Telegrafi

Një peshkatar në SHBA befasohet kur papritmas kap një aligator në vend të peshkut

Një peshkatar në një liqen në verilindje të Tennessee, SHBA, u befasua kur në fund të aktivitetit të tij tërhoqi një aligator gati 1 metër të gjatë.

Bëhet e ditur se Agjencia e Burimeve të Kafshëve të Egra në Tennessee menjëherë ka pranuar një thirrje nga peshkatari për kapjen e pazakontë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, aligatorët nuk janë vendas në atë zonë dhe konsiderohen kafshë të egra të cilat në thelb janë të rrezikshme për njerëzit.

Pas reagimit të agjencisë, aligatori është dërguar në kopshtin zoologjik Little Ponderosa.

Dhe ndërsa origjina e tij mbetet e paqartë, me sa duket ai ilegalisht mbahej në robëri.

Por, operatorët e vendit po kërkojnë një shtëpi të përhershme për aligatorin pasi kopshti zoologjik nuk strehon kafshë të tilla. /Telegrafi/