Autoritetet e ishullit grek të Kretës po thonë se ka rritje të numrit të peshqve helmues, që në rastin më të keq mund të shkaktojë amputim te njerëzit.
Në të njëjtën kohë, ka një shqetësim të madh tek peshkatarët, sepse kërcënojnë punën dhe turizmin e tyre në ujërat lokale, raporton Tocka.
Grykat e argjendta u panë për herë të parë 20 vjet më parë dhe banorët vendas u bëjnë thirrje autoriteteve që të informojnë turistët për rrezikun e mundshëm dhe të financojnë veprime për t’i eliminuar ato nga mjedisi detar.
Peshku i argjendtë arriti në Detin Mesdhe nëpërmjet kanalit të Suezit. Është një specie jashtëzakonisht helmuese që përmban tetrodotoksinën helmuese termostabël në muskujt, gonadet, mëlçinë dhe lëkurën e saj.
Konsumi i tij është i ndaluar në vendet e BE-së, por në Japoni është një specialitet gastronomik i njohur si “fugu”, i cili përgatitet në mënyrë të veçantë për shkak të helmit vdekjeprurës.
Helmi termostabil mendohet të jetë disa qindra herë më i fortë se cianidi. /Telegrafi/