Një burrë dhe kopshti i tij “u spërkatën në një mënyrë shumë të pakëndshme” kur mbetjet njerëzore u hodhën nga një aeroplan.
Duke folur për forumin e aviacionit The Royal Borough Of Windsor & Maidenhead, këshilltarja Karen Davies tha se ishte “tmerruar” kur dëgjoi incidentin, përcjell Telegrafi.
Ajo shpjegoi se si “i gjithë kopshti i tij, dhe çadrat e kopshtit, dhe ai” ishin “të mbuluar”.
Hedhja ka ndodhur në Windsor në mes të korrikut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Tualetet e aeroplanit ruajnë ujërat e zeza në “kuti speciale”, por përmbajtja e tyre normalisht hidhet sapo aeroplani të ketë aterruar.
“Unë e di se një numër incidentesh ndodhin çdo vit me ujërat e zeza të ngrira nga aeroplanët, por kjo nuk ishte e ngrirë dhe i gjithë kopshti i tij u spërkat në një mënyrë shumë të pakëndshme”, tha ajo.
“Ai ishte në kopsht në atë kohë, kështu që një përvojë vërtet e tmerrshme, e tmerrshme”.
Ndërkohë John Bowden, këshilltari për Eton & Castle, e quajti atë një “shans një në një miliard”.
Ai sugjeroi që moti i ngrohtë do të thoshte se jashtëqitja mund të “dilte si më i lëngshëm”. /Telegrafi/