Një tetëmbëdhjetëvjeçar mbrëmë ka humbur jetën, ndërsa dy persona tjerë janë lënduar në një fatkeqësi në komunikacion çka ka ndodhur mbrëmë, në orën 2:27 në rrugën “Magjistralen Jadranska”, në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç thuhet në raportin policor mbrëmë në orën 02:27 në Shkup në rrugën “Magjistralen Jandranska” shkupjani D.K. (18) duke drejtuar automjetin të markës “mercedes” me targa të Shkupit ka humbur kontrollin e veturës dhe ka dalur jashtë rrugës.
Djali ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa të dy bashkudhëtarët janë dërguar në Klinikën “Nëna Terezë”.
Po bëhet inspektim në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/