Telegrafi

Një person ka marrë lëndime të rënda nga aksidenti në rrugën Gostivar-Strazhë

Një 27-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në klinikën e Shkupit, ndërsa dhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime nga aksidenti në komunikacion që ndodhi sot në rrugën Gostivar-Kërçovë.

Sipas SPB Tetovë aksidenti ka ndodhur në orën 18:00, në mes një veture të markës “Opel Astra” me targa të Tetovës, e drejtuar nga K.S. (27) nga Tetova dhe një veture xhip “Kia” me targa të Shkupit e drejtuar nga S.P. (54).

Të lënduarit nga ky aksident janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit.

Lexo po ashtu Aksident në rrugën Gostivar-Strazhë, ndërpritet komunikacioni

Pas ndërprerjes së shkurtër të komunikacionit, vetura kanë filluar të qarkullojnë./Telegrafi/