Një persona është zhdukur pas hedhjes së tij nga bregu tek Ura e Fshejtë në Gjakovë.
Dëshmitarët okularë i kanë thënë Policisë se personi i cili është hedhur në ujë, nuk është parë se ka dalë më nga aty, njofton Klan Kosova.
“Deri në këto momente nuk kemi informata se personi i njëjtë ka dalë nga uji. Të gjitha ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes duke u marrë më rastin”, ka thënë Lirije Podrimaj, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës.
Akoma nuk dihet edhe për identitetin e këtij personi.