Telegrafi

Një person i vrarë në Çair

Në rrugën Lazo Trpovski ne lagjen e Fushë Topanës me arme zjarri është gjuajtur personi I.A ku dhe ka ndërruar jetë, derisa i lënduari K.L është dërguar në Spitalin e Qytetit. Viktima, sipas burimeve të Alsat ka pasur dosje kriminale.

Megjithatë, ende nuk dihet autori dhe motivi i vrasjes.

Ekipet policore dhe gjykatësi hetues kanë dalë në vendngjarje dhe po kryet ekspertizë. Policia është vënë në kërkim të autorit të vrasjes.