Telegrafi

Një person i veshur si “Spiderman” duke bërë akrobaci të rrezikshme në rrugët e Sarajevës

Një video që është postuar në rrjetet sociale tregon një person, i veshur me një kostum Spiderman, i shtrirë në çatinë e një vetura në lëvizje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë regjistruar në një nga rrugët kryesore të Sarajevës.

Siç edhe shihet, personi, i veshur me kostumin e heroit të përmendur filmik, është shtrirë në çatinë e veturës në pozicion të shtrirë, pa ndonjë pajisje për siguri.

Kështu, vlerësohet më tej, ai ka rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik. /Telegrafi/