Site icon Telegrafi

Një person vdiq dhe 13 të tjerë pësuan lëndime, pasi kamioni goditi autobusin në Gjermani

Një person humbi jetën dhe 13 të tjerë pësuan lëndime pasi një kamion u përplas me një autobus në Gjermaninë qendrore.

Viktima që vdiq si pasojë e aksidentit në Langenhagen – një qytet pranë Hanoverit – ishte një grua 29-vjeçare, raportoi agjencia e lajmeve dpa.

Të dy shoferët pësuan lëndime, së bashku me disa pasagjerë të autobusit, raporton Euronews, përcjell Telegrafi.

Tre persona vuanin nga lëndimet e rënda, mes tyre një djalë katërvjeçar.

Aksidenti ndodhi të hënën në mbrëmje në një kryqëzim rruge në Langenhagen ku semaforët ishin fikur.

Sipas autoriteteve autobusi duhej të ishte ndalur në kryqëzim për t’i lënë rrugën kamionit, por nuk e bëri dhe kamioni u përplas me autobusin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version