Site icon Telegrafi

Një person i vdekur në aksidentin e komunikacionit në rrugën Veles-Shtip

29 vjeçari I.A. nga Shkupi ka humbur jetën në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur dje në rrugën Veles-Shtip, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fatkeqësia ka ndodhur në ora 14, në afërsi të fshatit Crnilishtë, ndëmjet autobusit “Temsa Opalin” me targa të Velesit, i drejtuar nga Lj.C.(64( nga Velesi dhe veturës “Skoda Rapid” me targa të Shkupit, e drejtuar nga I.A.(29) nga Shkupi.

Sipas informatave të MPB-së, I.A. ka vdekur në vendin e ngjarjes. Ekspertizë në vendin e aksidentit kanë kryer ekip i Stacionit policor të Sveti Nikollës dhe Prokuror publik./Telegrafi/

Exit mobile version