Site icon Telegrafi

Një person i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në Shkup

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar në një aksident komunikacioni që ndodhi sot pasdite në orën 17:20, në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur mes makinës “Renault Megan” dhe targa të Shkupit e drejtuar nga V.GJ (54) nga Shkupi dhe makinës “Yugo” gjithashtu me targa të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoferi i makinës “Yugo” ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e kanë konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë. Kurse V.GJ është dërguar në klinikën “Nënë Tereza”./Telegrafi/

Exit mobile version