Një person sot u mbyt në liqenin e Ohrit. Rasti nga ndodhur rreth orës 13:30 dhe 14:00 në afërsi të hotelit të mëparshëm “Magnus” në lagjen Daljan. Ende nuk është vërtetuar identiteti i djalit.
“Para disa kohëve u bë hetimi i vendit të ngjarjes në praninë e Prokurorit të Përgjithshëm dhe krim teknikës pranë SPB Ohër”, deklaroi Dimoski dhe paralajmëroi informata shtesë për ditën e nesërme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informatave të para, djali ka qenë në varkë me pedala, kë kërcyer nga barka dhe nuk është shfaqur në sipërfaqe. Më pastaj ka nisur hetimi për të, ka qenë paraqitur policia e liqenit ku ka ardhur në vend të ngjarjes dhe për katër minuta e kanë gjetur trupin e pajetë të djalit./Telegrafi/