Një person është dërguar pa shenja jete në një klinikë private në Dragash. Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima është e gjinisë mashkullore.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:50.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në një klinikë private. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima ka përdor një sasi të medikamenteve”, thuhet në raportin e policisë
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/