Site icon Telegrafi

Një person theret me thikë në Kamenicë

Foto: Ilustrim

Një person me inicialet A.D, ka marrë lëndime të rënda trupore pasi një person tjetër me inicialet H.SH, e kishte therur disa herë në trup me mjetë të fortë (thikë).

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 22:50 në lagjen “Qamërija”, në rrugën “Musli Imeri”, në Kamenicë.

Sipas njoftimit të policisë rajonale të Gjilanit, nga hetimet e para mësohet se i dyshuari me inicialet H. Sh, deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi së bashku me katër persona të tjerë në lagjen “Qamërija” rr. “Musli Imeri” janë takuar me viktimën A. D, me të cilin kishin pasur probleme të mëhershme.

“Fillimisht kanë filluar rrahjen me shkelma dhe grushte, por gjatë rrahjes personi i dyshuar H. Sh. dyshohet se me thikë e godet disa herë viktimën A.D, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është sjell në QKMF në Kamenicë ku ka marr trajtimin e parë prej Kamenicë është dërguar ne Emergjencë në Gjilan pastaj për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, hetimet regjionale janë njoftuar dhe bashkë me prokurorin e shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në incident. Katër të dyshuar janë arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Prokuroi i shtetit ka urdhëruar që ndaj katër të dyshimtëve të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, nën akuzën për ‘Tentim vrasje’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’ . Rasti është duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version