Një person ka sulmuar me mjet të fortë babanë e tij, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren.
Sipas raportit, babai ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar shkali, pasi i njëjti ka sulmuar me mjet të fortë babanë e tij të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim