Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një person i moshës 46 është rrëzuar në mënyrë të papritur për toke.
Me të parë se çfarë kishte ndodhur, qytetarët kishin alarmuar autoritetet kompetente që vepruan menjëherë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i emergjencës dhe policia, transmeton Telegrafi.
Aktualisht ekipi i ndihmës së shpejtë është duke i dhënë ndihmën e parë, ndërsa dyshohet se personi që është rrëzuar ka pësuar sulm në zemër. /Telegrafi/