Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:04, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/