Site icon Telegrafi

Një person qëllon veten pranë Shtëpisë së Bardhë

Law enforcement officers gather infront of the White House in Washington, Saturday, March 3, 2018. A man apparently shot himself along the north fence of the White House midday, according to the Secret Service, which also said he was being treated for the wound. (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)

Shërbimi Sekret amerikan tha se një person qëlloi veten të shtunën pranë Shtëpisë së Bardhë dhe personeli mjekësor mbërriti në vendin e ngjarjes për të trajtuar plagën e viktimës.

Pak kohë më vonë, Departamenti i Policisë lokale të Uashingtonit tha në Twitter se personi ishte shpallur i vdekur.

Shërbimi Sekret amerikan tha të shtunën se iu përgjigj të shtënave në mes të ditës pranë Shtëpisë së Bardhë.

“Personeli i Shërbimit Sekret po i përgjigjet njoftimeve të një personi i cili dyshohet se ka qëlluar veten dhe është plagosur përgjatë vijës së gardhit në krahun verior të Shtëpisë së Bardhë,” tha agjencia, e cila është e ngarkuar me mbrojtjen e qeverisë dhe udhëheqësve të tjerë të vendit, shkruan VOA.

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump ishin në vendpushimin e tyre Mar-a-Lago në West Palm Beach, të Floridas në kohën e të shtënave të raportuara dhe priten të kthehen në Uashington më vonë gjatë ditës.

Agjencitë e shumta të lajmeve thanë se Shtëpia e Bardhë ishte e rrethuar dhe e bllokuar si rezultat i të shtënave të njoftuara.

Vendi është i përfshirë në një debat intensiv mbi ligjet federale dhe shtetërore të kontrollit të armëve pas masakrës së 14 shkurtit, që solli vrasjen e 17 personave në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas.

Exit mobile version