Telegrafi

Një person që pretendon se udhëton në kohë thotë se astronautët do të bëjnë një zbulim të madh më 8 maj

Një person që pretendon se ka udhëtuar nga viti 2582 ka bërë të ditur një “zbulim” të madh – e që sipas pretendimi astronautët do të gjejnë një Tokë të dytë këtë fundjavë që vjen.

I njëjti, i njohur si “authentictimetraveler” në TikTok, postoi një video të shtunën se diçka do të ndodhë më 8 maj, 2021.

Në një video të shoqëruar me grafikë të ngjashme me filma shkencor, ai paralajmëroi: “Kjo nuk është një shaka”.

“Më 8 maj, 2021, astronautët do të zbulojnë një planet pikërisht si Toka, në sistemin tonë diellor”, thuhet në videon e publikuar që mund ta shihni duke klikuar këtu.

“Do të jetë një klon i saktë i Tokës sonë, me një efekt të pasqyruar”, paralajmëron në video “udhëtuesi në kohë”.

Ai shtoi se do të jetë “hera e parë” që njerëzit do të gjejnë “një jetë tjetër njerëzore në galaktikë”. /Telegrafi/