Një person ka kërkuar ndihmë mjekësorë në emergjencë pasi dyshohet se është vetë-plagosur me armë zjarri-pistoletë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:18, në Ferizaj.
Tutje bëhet e ditur se pas ndihmës në Ferizaj i njëjti është transferuar për në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
“Personi i gjinisë mashkullore kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë pasi që dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri-pistoletë. Pas ndihmës mjekësore në Ferizaj i njëjti është transferuar për në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, sipas raportit arma me të cilën është vetë-plagosur i lartcekuri është konfiskuar. /Telegrafi/