Site icon Telegrafi

Një person pëson arrest kardiak në Brezovicë, intervenon Shoqata e Kosovës së Kërkim-Shpëtimit

Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka intervenuar në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Siç thuhet në njoftim, një person ka pësuar arrest kardiak, dhe se ata kanë ndihmuar të bëhet transporti deri të autoambulanca, transmeton Telegrafi.

“Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtimi ka intervenuar në qendrën e skijimit në Brezovicë. Pas një arresti kardiak të një qytetari është bërë e mundur transporti deri në autoambulancën e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se të premten ka pasur edhe një ortek bore, e cila ka bllokuar automjetet.

“Pas reshjeve të pa ndërprera të bores në Qendrën e Skijimit në Brezovicë është shkaktuar një ortek afër Qendrës së skijimit i cili ka bllokuar automjetet”./Telegrafi/

Exit mobile version