Site icon Telegrafi

Një person i panjohur shkon në shtëpinë e Rihannas për t’i propozuar martesë, arrestohet nga policia

Thuhet se policët u thirrën në shtëpinë e Rihannas pasi një burrë u përpoq të hynte fshehurazi në pronën e këngëtares për t’i kërkuar dorën e saj për martesë.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Los Angeles konfirmoi për Page Six të enjten (23 mars) se burri u arrestua në adresën e saj në Beverly Hills për shkelje.

Burri udhëtoi gjatë gjithë rrugës nga Karolina e Jugut për t’i propozuar martesë yllit të R&B përpara se planet e tij të prisheshin nga ekipi i saj i sigurisë.

GC Images

Stafi i Rihannas thirri menjëherë policinë dhe burri, i veshur me bluzë të kuqe dhe pantallona sportive, u shoqërua me pranga.

Megjithatë, duke qenë se burri i paidentifikuar nuk shkoi më larg se rruga e Rihannas, ai thjesht u mor në pyetje dhe më vonë u lirua.

Foto: Backgrid

Nuk dihet nëse Rihanna, e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë të saj dhe ASAP Rocky , ishte në shtëpi në kohën kur ndodhi ngjarja.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtares i është dashur të përballet me vizitorë të padëshiruar që shfaqen në pragun e saj.

Në vitin 2018, një burrë i quajtur Eduardo Leon u arrestua pasi ai dyshohet se hyri në shtëpinë e fitueses së Grammy në Hollywood Hills dhe priti atje për më shumë se 12 orë.

Foto: Backgrid

Fatmirësisht, Rihanna ishte jashtë qytetit në atë kohë dhe asistentja e saj më në fund zbuloi se Leon fshihej në shtëpi.

Lexo po ashtu Rihanna shtatzënë ekspozon barkun e rrumbullakosur gjatë një daljeje me partnerin ASAP Rocky

Pasi mbërritën policët, Leon dyshohet se u tha atyre se ishte atje për të bërë seks me këngëtaren.

Ai u akuzua më vonë për akuza për ndjekje, vjedhje, vandalizëm dhe një akuzë për kundërvajtje për kundërshtimin e arrestimit – megjithatë, ai përfundoi duke mos vuajtur burgimin.

Foto: Backgrid

Pavarësisht se u deklarua fajtor, Leon u dënua me pesë vjet burgim me kusht dhe u detyrua të hynte në një program të shëndetit mendor.

Këngëtares së “Disturbia”, 35 vjeç, i është dhënë edhe urdhër mbrojtje penale ndaj tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version