Telegrafi

Një person nga Tetova dyshohet se ka kryer përdhunim ndaj tre vajza adoleshente

Tre gra nga një fshat i Tetovës në stacion policor në Tetovë kanë denoncuar se 43-vjeçari bashkëfshatar i tyre ka kryer përdhunim ndaj vajzave të tyre adoleshente.

Sipas njoftimit të policisë, me urdhër të prokurorit publik kanë kontrolluar shtëpinë e 43-vjeçarit F.A ku kanë gjetur një pistoletë, 13 plumba 9 mm, tre thika dhe sende të tjera, për të cilat ka dyshime se mund ta ndihmojnë hetimin.

I dyshuari është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentit të rastit ai duhet të përgjigjet penalisht për veprat e tij./Telegrafi/