Site icon Telegrafi

Një person në Shkup plagoset nga një plumb pa destinacion

Dje në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” me lëndim nga plumb pa destinacion nga arma e zjarrit është sjellë një tridhjetë e pesë vjeçar nga Shkupi, i cili duke drejtuar biçikletën në zonën e Çairit ka ndjerë dhimbje në shpinën e tij, pas së cilës është transportuar në objektin mjekësor.

Rasti, siç informojnë nga MPB-ja, është raportuar dje në ora 19:45 në SPB Shkup, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza”.

Nga MPB bëjnë të ditur se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Exit mobile version