Telegrafi

Një person nga rajoni i Dukagjinit akuzohet për nxitje të urrejtjes

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.C. për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetarë apo etnik”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.C. me datë 01.12.2015 rreth orës 10:00 në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, gjersa po mbahej një takim në lidhje me personat e zhvendosur të komunitetit serb dhe malazez, ku prezent ishin edhe përfaqësuesit Komunës së Deçanit, KFOR-it, Policisë së Kosovës, DRC-së etj..,  personave të cilët kishin ardhur nga Serbia ju drejtohet me fjalë të cilat konsiderohen si veprime të cilat nxisin urrejtje dhe mos durim etnik.

Me këto veprime i pandehuri A.C. dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetarë apo etnik” nga neni 147 paragrafi 1 të KPRK-së. /Telegrafi/