Site icon Telegrafi

Një person nga Peja gjendet i vdekur në një banesë në Ulqin

Në një banesë në qendër të Ulqinit sot është gjetur trupi i pajetë i një burri nga Peja.

Sipas policisë lokale, bëhet fjalë për Fatlum Berishën, 49-vjeçar, i lindur në Pejë, transmeton Telegrafi.

Mediat malazeze bëjnë të ditur se trupi i pajetë i Berishës është dërguar për obduksion në institutin e mjekësisë ligjore, por besohet se vdekja e tij ishte e natyrshme. /Telegrafi/

Exit mobile version