Site icon Telegrafi

Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të Urgjencës

Dje në ora 19:20 në rrugën “Dimitar Vlahov” në Ohër, zyrtarë policorë nga SPB Ohër kanë ndaluar S.D.(57) nga Ohri.

Ai dyshohet se paraprakisht e ka sulmuar fizikisht një punonjës të Shtëpisë së Kujdesit Shëndetësor në ambientet e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në Ohër.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës./Telegrafi/

Exit mobile version