Një person nga Mongolia e Brendshme, rajon autonom i Kinës, ndërroi jetë nga murtaja bubonike, viktima e dytë e shënuar së fundmi.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai vdiq të premten pas komplikimeve që ia shkaktoi sëmundja në organe, tha Komisioni shëndetësor i qytetit Bayannur.
Rasti vjen pasi rajoni i Kinës pati raportuar edhe një tjetër viktimë nga murtaja bubonike javën e kaluar.
Ndërkohë, pas rastit të fundit, zona ku jetonte i ndjeri u izolua plotësisht, konfirmoi komisioni në Bayannur.
Autoritetet deklaruan se shtatë persona të cilët patën kontakte me viktimën u vendosën nën vëzhgim mjekësor, mirëpo të gjithë rezultuan negativë dhe të njëjtin nuk shfaqën simptoma. /Telegrafi/